1000 denarë për një votë në Kavadar?

Maqedonia

1000 denarë për një votë në Kavadar?

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 23:43
Kartmonedha denarë

Ministria e punëve të brendshme ka pohuar se një qytetarë i komunitetit rom në Kavadar ka paraqitu në polici për një ofertë prej 1000 denarësh, në këmbim të votës për OBRM-PDUKM-në.

Sipas këtij qytetari, oferta i ka ardhur nga kryetari i komunës, Aleksandar Panov, ndërkaq MPB-ja bën të ditur se për rastin është njoftuar edhe prokuroria që duhet të nisë hetime.

Megjithatë, kryetari Panov ka biseduar me Tv Telma dhe i ka demantuar këto deklarata, duke akuzuar opozitën për shpërndarje të thashethemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat