Kuvendi në Maqedoni konstituohet 20 ditë pas zgjedhjeve

Maqedonia

Kuvendi në Maqedoni konstituohet 20 ditë pas zgjedhjeve

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 12:39
Kuvendi i Maqedonisë

Sipas nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përbërja e sapozgjedhur e Kuvendit duhet të mblidhet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura.

Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake. Përderisa nuk caktohet seanca konstituive  në afatin e parashikuar, deputetët do të mbajnë mbledhje dhe do ta konstituojnë Kuvendin  në ditën e 21  nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditë nga konstituimi  i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë  t'ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive politike që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditë nga dita e besimit të mandatit,  Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeveria,  në propozim të mandatarit  dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i tërësishëm i deputetëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat