Fati i PSP-së do të vendoset pas formimit të qeverisë së re

Maqedonia

Fati i PSP-së do të vendoset pas formimit të qeverisë së re

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 19:15
PSP

Opozita dhe partitë shqiptare pa mbështetjen e OBRM-PDUKM-së mund të votojnë për vazhdimin e mandatit të Katica Janevës, vlerësojnë ekspertët juridik. Përbërja e re parlamentare tani e ka rastin ta përmirësojë, siç thonë ata, gabimin e përbërjes së kaluar dhe t’i votojnë kërkesat e Prokurorisë Speciale për dëshmitarët e mbrojtur dhe vazhdimin e mandatit.

Profesoresha Arta Bilali, vlerëson se thelbi i zgjedhjeve të parakohshme ishte që politika t’i largojë kthetrat nga drejtësia.
Avokati Zvonko Davidoviq, pret që kërkesat e Katica Janevës t’i plotësojnë LSDM dhe partitë e shqiptarëve. Sipas tij, kjo është e mundshme sepse bashkë kanë 69 vota.

“Në fushatën parazgjedhore dhe zgjedhore të gjitha partitë e bllokut shqiptarë ishin për atë që kriza të marrë epilog juridik. Dhanë mbështetje për Prokurorinë speciale edhe LSDM dha mbështetje dhe kështu siç janë, kanë mjaft vota për të votuar për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë speciale”, është shprehur avokati Zvonko Davidoviq.

Sugjerime se partitë politike duhet patjetër të mundësojnë kushte që Prokuroria speciale të punojë pa pengesa, erdhën edhe nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe Johanes Han. Edhe ministri i jashtëm gjerman, Valter Shtajnmaer theksoi se Prokuroria speciale patjetër të punojë pa pengesa, ndërsa ata që kanë shkelur ligjin patjetër të dënohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat