Vazhdon seanca e KSHZ-së për ankesat e LSDM dhe Besës

Maqedonia

Vazhdon seanca e KSHZ-së për ankesat e LSDM dhe Besës

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:05
Pamje nga seanca e KSHZ-së për ankesat e LSDM dhe Besës

Ka vazhduar seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku në rend dite janë ankesat dhe parashtresat e LSDM-së, e cila konsideron se ka parregullsi në zgjedhje dhe me këtë rast i janë marrë vota.

Para fillimit të seancës, përfaqësuesi i autorizuar i ”Koalicioni për jetë në Maqedoni”, që udhëhiqet nga LSDM-ja, i ka tërhequr dy nga katër ankesat dhe parashtresat e pa shqyrtuara. Pra mbeten të shqyrtohen vetëm dy parashtresa.

Tani për tani shqyrtohet një ankesë në lidhje me çështjen e mbledhjes së votave dhe raportimit në KSHZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat