VMRO e quan skadaloz vendimin e Gjykatës në Tearcë, përsërit se s

Maqedonia

VMRO e quan skadaloz vendimin e Gjykatës në Tearcë, përsërit se s

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:01
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se vendimi i Gjykatës Administrative për ta pranuar padinë e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për përsëritjen e votimit në Tearcë të Tetovës është i kundërligjshëm dhe skandaloz dhe përsëriti se nuk do të marrë pjesë në rivotim.

Shefi i shabit zgjedhor të partisë Nikolla Todorov mbrëmë në konferencën për shtyp tha se vendimi është marrë nën presion të LSDM-së, mediave të afërta me partinë dhe disa faktorëve të tjerë nga jashtë.

“Një prej dëshmive më të mëdha për vendimin e kundërligjshëm të gjykatësve nga Gjykata Administrative e cila vendosi për këtë padi është fakti që në mënyrë jo standarde për praktikën gjyqësore, në elaborimin  e vendimit nuk janë theksuar arsyet konkrete ligjore dhe bazat për shkak të të cilave merret ky vendim, por është dhënë një formulim i përgjithshëm i cili është jo karakteristik, jo tipik dhe i cili përjashtohet nga standardet ligjore – dhe kjo është se kanë ndodhur një seri parregullsish. Cilat janë ato parregullsi, për çfarë lloj parregullsish bëhet fjalë, kjo aspak nuk përmbahet në elaborimin e aktgjykimit”, theksoi Todorov.

Kjo, sipas Todorovit, është pjesë e skenarit për shkeljen e dëshirës së qytetarëve dhe inxhiniering paszgjedhor.

VMRO-DPMNE-ja, siç theksoi Todoorv, mbetet në qëndrimin e treguar në shpalljen e saj të para disa ditëve, e kjo është se nuk do të marrë pjesë në kurrfarë rivotimi.

Nëse VMRO-DPMNE nuk del në votime, atëherë LSDM ka gjasa reale për të fituar një deputet më tepër nga njësia zgjedhore 6, edhe atë në llogari të VMRO-së. Do të duhet të ketë 303 vota më tepër se kundërshtari politik, nga 714 votues të regjistruar në vendvotimin 2011 në Tearcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat