Arti i bashkon të rinjtë nga komunitete të ndryshme etnike në Strugë

Maqedonia

Arti i bashkon të rinjtë nga komunitete të ndryshme etnike në Strugë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:50
Struga

Përmes muzikës, këngës dhe valles të rinjtë në Strugë nga të gjitha komunitetet etnike dëshmuan se nuk ka barriera etnike midis nxënësve në ngjarjen kulturore-argëtuese “Së bashku për Strugën – me muzikë, këngë dhe valle” që mbrëmë u mbajt në Strugë në organizim të Agjencisë lokale për zhvillim dhe organizatë civile “Krijues dhe aktivë”.

Ngjarja është pjesë e projektit “Dekada e përkatësisë – Festim i diversitetit”, qëllimi i të cilit, sipas koordinueses Katerina Vasilevska është që t’ju mundësojë njerëzve nga rajoni jugperëndimor t’i vlerësojnë diversitetet.

Ardita Istrefi-Iljazi nga shoqata “Krijues dhe aktivë” theksoi se qëllimi është që të nxitet bashkëjetesa ndëretnike në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

Në kuadër të projektit, është formuar korr multietnik, i cili i bashkon nxënësit e shkollës së mesme nga grupet e ndryshme etnike, njofton mia.

Projekti “Dekada e përkatësisë – festim i diversitetit do të realizohet në tre vitet e ardhshme me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat