Fëmija nga kopshti i fëmijëve “Pranvera” ka meningjit bakterial

Maqedonia

Fëmija nga kopshti i fëmijëve “Pranvera” ka meningjit bakterial

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 10:40
Qendra spitalore per infeksion

Fëmija nga kopshti “Pranvera” në komunën e Karposhit nuk ka meningjit viral siç është raportuar fillimisht, por ka bakterial, informojnë nga shërbimi epidemiologjik i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup.

Shërbimi epidemiologjike dje ishte në kopshtin e fëmijëve, ku janë marra sekrete nga hunda dhe fyti i fëmijëve të tjerë në grup. Përndryshe fëmija i prekur është gjashtë vjet, dhe në grupin që ai shkon ka 27 fëmijë. Qendra tha se sipas të dhënave, fëmija i sëmurë është në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendja e tij është stabile.

Dje në kopsht është bërë dezinfektim, dhe sot duhet që kjo procedurë të përsëritet.

Qendra për Shëndetin Publik thonë se janë duke i pritur rezultatet e analizave mikrobiologjike të fëmijëve tjerë të sëmurë, ku pas së cilës mund të thuhet me saktësi nëse është për meningjiti bakterial dhe cila bakterie e shkakton këtë sëmundje.

Sipas informatave jozyrtare, në periudhën e fundit ka pasur tre të vdekur nga meningjiti bakterial, një grua nga Shkupi, fëmija katër vjeçar nga Koçani dhe fëmija 15 muajsh nga Kavadari.

Mjekët shpjegojnë se bakteria e cila shkakton sëmundjen mund të qëndrojë në trup dhe imuniteti i dobët mund të shkaktojë komplikime, përfshirë inflamacionin e membranave të trurit, meningjiti.

Edhe pse meningjit bakterial shërohet vështirë, rezultati i trajtimit në masë të madhe varet nëse në koha është trajtuar me antibiotikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat