Analistët: Edhe 2017 me krizë politike në Maqedoni

Maqedonia

Analistët: Edhe 2017 me krizë politike në Maqedoni

Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:53
Sefer Tahiri

Viti 2017 në aspektin politik në Maqedoni, do të jetë po aq i tensionuar sa edhe viti që lëmë pas. Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se zgjedhjet e 11 dhjetorit, ishin një hap drejt demokratizim të vendit pas krizës së thellë dhe aktualisht sikur kemi një situatë më të qetë duke përfshirë këtu edhe durimin që tregojnë ndërkombëtarët për zhvillimet në vend, por sipas tij, ka shumë gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Edhe Sefer Tahiri për Alsat-M, vlerëson se pas një sërë protestash dhe negociatash zgjedhjet ishin përfundimi logjik i përpjekjes për të çrrënjosur autoritarizmin nga sistemi. Viti 2017 për Tahirin, do të jetë një sfidë që do të tregojë nëse vendi do të revitalizohet si shtet demokratik ose do të ec drejt një krize më të thellë institucionale.

Sipas analistëve nëse nuk arrihet të krijohet një Qeveri stabile, njëkohësisht me zgjedhjet lokale në pranverë, mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Partitë politike kanë kohë deri në mesin e shkurtit për të formuar koalicionin qeveritar, kurse zgjedhjet e rregullta lokale, pritet të mbahen në maj të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat