Poposki: Kriza politike na kushtoi shtrenjtë në drejtim të NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Poposki: Kriza politike na kushtoi shtrenjtë në drejtim të NATO-s dhe BE-së

Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:41
Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, në një interistë për TV Nova mes tjerash ka folur edhe për krizën politike në Maqedoni. Ai tha se kriza politike i ka kushtuar shtrenjtë Maqedonisë në drejtim të NATO-s dhe BE-së, edhe përkundër faktit që organizuan zgjedhje fer dhe demokratike.

“Zgjedhjet ishin parakushti i parë që të aktualizojmë çështjen e vonimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe aktivizimin e agjendës evropiane në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kemi masazh pozitiv që nga viti 2009. Për zgjedhje e problemit me Greqinë, punojmë në që të ndërtojmë besim, me qëllim që të eliminohen tensionet dhe të eliminojmë pohimet se nuk ka marrëdhënie të mirë mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi Poposki.

Ai tha se, aspekti që më shumë i ka shkaktuar dëm kriza politike është fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat