Qendra sociale ‘Dunja’ do të strehojë të pastrehët

Maqedonia

Qendra sociale ‘Dunja’ do të strehojë të pastrehët

Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Qendra sociale ‘Dunja’ në Shkup, në faqen e saj në Facebook publokoi një thirrje të hapur për ndihmë dhe akomodim për të pastrehët. Qendra do të jetë e hapur për të strehët prej ora 20:00.

“Ne në QS Dunja kemi hapësirë ??ku ne mund t’i ndihmojmë për të akomoduar dikë te ne, për shkak të temperaturave të ulëta. Lokacioni është Rajko Zhinzifov Nr 22 (përballë Fakultetit të Inxhinierisë). Është e nevojshme për ta shpërndarë (këtë informacion) dhe për të sjellë të pastrehët në atë adresë, si dhe donacionet me batanije, ushqim, ngrohje, ujë, jastëk, donacione me para”, shkruajnë vullnetarët në apel.

Të gjithë individët dhe organizatat të cilët i ndihmojnë të pastrehët, nga ‘Dunja’ u ofrojnë hapësirë ??shtesë për strehim. Qendra sociale ka një kapacitet për të akomoduar 10 deri në 15 persona. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat