Fillon afati 20 ditor për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni

Maqedonia

Fillon afati 20 ditor për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:00
Qeveria në Maqedoni, foto arkiv

Nga sot zyrtarisht ka filluar afati prej 20 ditësh i mandatarit Nikolla Grueski për formimin e Qeverisë së re. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Përndryshe një ditë më parë në një takim formal dhe pa prezencën e gazetarëve, presidenti Gjorge Ivanov, emëroi Gruevskin mandatar për të formuar shumicën në parlament dhe me këtë edhe koalicionin qeveritar.

Nga ana tjetër disa nga partitë politike shqiptare sërish kanë përforcuar qëndrimin e tyre se nuk do të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në. Aleanca për Shqiptarët thotë se platforma e përbashkët është pa aq e rëndësishme sa kush do të marrë pjesë në formimin e Qeverisë. Qëndrim të ngjashëm shprehen edhe nga BESA. Bojkotimin e këtij mandatari paraprakisht e kishte njoftuar edhe PDSH-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat