I ftohti siberian merr edhe viktimën e tretë në Maqedoni

Maqedonia

I ftohti siberian merr edhe viktimën e tretë në Maqedoni

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:13
Ilustrim

Moti i ftohtë që ka kapluar Maqedoninë për disa ditë me radhë ka marë edhe viktimën e tretë - pas atyre në Shkup dhe Strumicë një e moshuar vdes nga i ftohti edhe në Pehçevë, njoftojnë mediat e Maqedonisë.

68-vjeçari nga Shkupi në lagjen Aerodrom vdiq nga i ftohti të dielën. Ai qëndronte në një ndërtesë të pabanuar, ndërkohë që sipas informacioneve kishte refuzuar të shkonte në shtëpinë e të pastrehëve.

Të dielën gjithashtu në Strumicë është gjetur i ngrirë një tjetër mashkull rreth të 60-ave, ndërsa sipas fqinjëve të tij ai ka qenë i shtrirë para shtëpisë në gjendje të dehur. 

Temperaturat e ftohta kanë marrë viktimë edhe në fshatin Crnik të Pehçevës. Mbrëmjen e së dielës 80 vjeçarja është rrëzuar në korridorin e shtëpisë, ndërkaq në mëngjes është gjetur e ngrirë nga anëtari i familjes.

Maqedoninë nga java e kaluar e ka kapur ftohtë i madh me temperatura deri në minus 24 gradë celsius. Moti i ftohtë po vazhdon edhe më tutje. Temperaturat e sotme lëvizin nga -20 deri më -6 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat