Gruevski: Nuk do të pajtohemi për vazhdimin e mandatit të PSP-së

Maqedonia

Gruevski: Nuk do të pajtohemi për vazhdimin e mandatit të PSP-së

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:33
Nikolla Gruevski

“Nuk ka nevojë ligjore dhe faktike që të vazhdohet puna e PSP-së, qëllimi i tyre është që të prolongohet kriza e imponuar, si tentim për ta larguar nga qeveria OBRM-PDUKM-në”, deklaroi ish kryeministri Nikolla Gruevski, në një intervistë për “Dnevnik”.

Sipas tij, është e qartë se PSP-ju punon nën sugjerimin e disa ambasadave dhe se dikush nga jashtë ka nevojë për një prokurore speciale, për të mbajtur peng një parti politike në Maqedoni. Ai thotë se, këto janë arsyet që OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet për zgjatjen e mandatit të PSP-së. Sipasi tij nëse vazhdohet mandati i PSP-së, gjithashtu do të vazhdohet edhe kriza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat