Besa: Nuk do të bisedojmë me politikan të inkriminuar

Maqedonia

Besa: Nuk do të bisedojmë me politikan të inkriminuar

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:04
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa nuk ka marrë ofertë nga mandatari Gruevski për bisedime në temën e Qeverisë. Ata thonë se edhe po të marrin, nuk do të bashkëpunojnë me politikan të inkriminuar, qofshin nga OBRM-PDUKM-ja ose BDI-ja.

Nga Lëvizja Besa nuk janë të vendosur nëse do të jenë në opozitë, por janë të vendosur në principet e tyre, si dhe në interesat e përbashkëta me partitë tjera shqiptare që janë paraparë në Deklaratën e përbashkët.

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka mohuar bisedimet me koalicionin e OBRM-PDUKM-së, ndërsa nga PDSH-ja nuk përgjigjen, për shkak të problemeve të brendshme të partisë.

Sipas televizionit Telma, partnerët potencial për formimin e Qeverisë janë vetëm OBRM-PDUKM dhe BDI, të cilat së bashku do të formonin 61 deputetë, që është numri minimal për shumicë parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat