Qytetarët në Maqedoni me vetë iniciativë i pastrojnë rrugët nga bora

Maqedonia

Qytetarët në Maqedoni me vetë iniciativë i pastrojnë rrugët nga bora

Më: 11 janar 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Të ballafaquar me situatën reale dhe të mësuar nga përvoja në vitet e kaluar, qytetarët në Gora dhe Golo Bërdo, kanë marrë iniciativë që vetë t’i pastrojnë dhe zhbllokojnë rrugët nga bora.

Siç njoftojnë mediumet elektronike, banorët nga Borje e pastrojnë borën me lopata deri në fshatin Glloboçicë. Situata identike është edhe në rajonin e Gollo Bërdo (me 22 fshatra) i cili shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Së pari bëjmë rrugica të vogla, nëpër të cilat mund të shkohet deri në rrugën e asfaltuar, e cila fshatin Trebishte në gjatësi prej 5 kilometrave e lidhe me kalimin kufitar në Xhepçisht. Deri në Xhepçisht shkojmë në këmbë, ndërsa deri në Dibër me furgonë”, deklaroi Ili Halilaj, banorë i Trebishtit.

Ai tha se edhe në të kaluarën edhe tani, për shkak të afërsisë vijnë në Dibër ku edhe i sigurojnë nevojat elementare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat