Sela: Ali Ahmeti e di që Zaev mendon më keq për shqiptarët se Gruevski

Maqedonia

Sela: Ali Ahmeti e di që Zaev mendon më keq për shqiptarët se Gruevski

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:45
Zaev

Lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, gjatë debatit në emisionin ClickPlus në TV21, rreth dilemës se cili lider nga partitë maqedonase, Gruevski dhe Zaev, janë më të pranueshëm tek shqipëtarë, ka deklaruar se edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e din se Zaev mendon edhe më keq se Gruevski në raport me shqiptarët.

“Unë asnjëherë nuk kam besuar se maqedonasit do të jenë aq zemërgjërë ndonjëherë sa do të thonë merrni të drejtat që u takojnë”, tha Sela.

Ai më tej shtoi se nuk pret Zaev të sillet më mirë se sa Gruevski sa u takon të drejtave kolektive shqiptarëve të Maqedonisë.

“BDI që mos ndjehet e kërcënuar se dikush i ri në derë për të hy në qeveri, ne jemi që ata si fitues i mbështesim, t’i japim fuqi atij subjketi që fitoi zgjedhjet dhe të votohet ligji për gjuhën shqipe e pastaj ta votojmë qeverinë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat