Timonier: Reformat urgjente nuk duhet të paraqesin mundim për Maqedoninë

Maqedonia

Timonier: Reformat urgjente nuk duhet të paraqesin mundim për Maqedoninë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 23:46
Christian Timonier

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Timonier, në një intervistë për televizionin 24 Vesti, ka thënë se reformat të cilat janë prioritare dhe urgjente për Maqedoninë nga ana e Evropës, nuk duhet të paraqesin mundim për politikanët e këtij vendi.

“Zgjedhjet u organizuan në atmosferë demokratike dhe ky ishte një hap drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Neve ambasadorëve nuk na takon të përzihemi në punët e brendshme të shtetit. Për formimin e Qeverisë duhet të vendosin partitë të cilat kanë marrë legjitimitetin nga qytetarët. Gjithë partitë politike duhet të sillen me përgjegjësi dhe të vendosin për më të mirën e qytetarëve. Reformat të cilat janë prioritare dhe urgjente për Maqedoninë, nuk duhet të paraqesin mundim për politikanët, por ata duhet të angazhohen që t’i realizojnë ata”, tha mes tjerash Timonier.

Ai gjithashtu tha se partitë duhet ta përshpejtojnë intenzitetin e zbatimit të reformave prioritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat