ESHS: Rritet besueshmëria në ndërtimtari

Maqedonia

ESHS: Rritet besueshmëria në ndërtimtari

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Besueshmëria në ndërtimtari në tremujorin e katërt prej vitit 2016 është rritur për 0.2% në krahasim me tremujorin paraprak, kurse për 2% në krahasim të të njëjtit tremujor prej 2015, vlerësojnë udhëheqësit e subjekteve nga fusha e ndërtimtarisë, njftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas ESHS, pritjet për kontratat e përgjithshme për punët e ndërtimtarisë janë të favorshme, kurse pritjet me numrin e të punësuarve të zvogëlohet në tre muajt e ardhshme.

Në periudhën e ardhshme pritet që çmimet e shitjes të ulen, kurse numri i gjendjes dhe cilësisë, mekanizmit dhe pajisjeve në tremujorin e katërt prej 2016 është mbi normalen.

Ndikim më të madh të kufizimit për përmirësim të aktiviteteve të ndërtimtarisë kanë faktorët: rritja e harxhimeve për materiale me 18.9%, janë rritur shpenzimet e financave (kamatës) me 14.8%, konkurenca me sektorin pronësor me 12.5% dhe nuk ka kërkesë me 12.5%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat