Ja sa miratime për ndërtim janë lëshuar gjatë nëntorit të 2016

Maqedonia

Ja sa miratime për ndërtim janë lëshuar gjatë nëntorit të 2016

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Për 14.2% është rritur numri i lëshimit të miratimeve për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar në krahasim me të njëjtin muaj nga viti paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara, në nëntor janë lëshuara 363 miratime për ndërtim, ndërsa vlera e parashikuar e objekteve arrin 6.030.217 mijë denarë që është për 0.8% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj nga viti paraprak.

Nga gjithsej numri i miratimeve të lëshuara për ndërtim, 219 janë dedikuara për objekte nga ndërtime të larta, 54 objekte nga ndërtime të ulëta dhe 90 për objekte për rikonstruksion.

Në numrin më të madh të rasteve, respektivisht tek 239 objekte si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 124 objekte investuesit janë subjekte afariste.

Për këtë projekt parashikohet ndërtimi i 985 ndërtesave me sipërfaqe të përgjithshme përdorimi prej 86.342 m2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat