Enti Shtetëror për Statistika i Maqedonisë do të vlerësohet nga Eurostat-i

Maqedonia

Enti Shtetëror për Statistika i Maqedonisë do të vlerësohet nga Eurostat-i

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:33
Ilustrim

Kryesisht, shfryëzuesit e shërbimeve të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) janë të kënaqur. Kështu thonë anketat e deritanishme të kryera më 2009, 2012 dhe 2015.

Zv. drejtori Dejan Stankov bën të ditur se është ridizajnuar faqja e internetit e ESHS-së për të qenë më e qartë për qasje në të. Anketa e radhës parashihet të jetë më 20 janar, kurse ndryshime në faqen e internetit planifikohen të bëhen në vitin 2018.

Pyetësorët për ESHS-ë u janë dërguar bashkësisë afariste, studentëve, mediave, kurse vlerësimi i partneritetit të Sistemit kombëtar të statistikave do të bëhet nga 13 e deri më 17 shkurt, nga ana e ekspertëve-vlerësuesve të Eurostat

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat