‘Ajri i ndotur është në përmasa të mëdha, janë të nevojshme masat urgjente’

Maqedonia

‘Ajri i ndotur është në përmasa të mëdha, janë të nevojshme masat urgjente’

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Pas RDM (Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë) ku kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe të ndërmerren masa urgjente për shpëtim të qytetarëve nga ajri i ndotur, ka reaguar edhe LSDM-ja, duke theksuar se janë të nevojshme masat urgjente kundër ajrit të ndotur.

Nga LSDM thonë se, pavarësisht temperaturave të ulëta, ajri është shumë i ndotur. Qeveria në kalim deri më tani nuk ka ndërmarrë asgjë kundër ajrit të ndotur, ku spitalet janë të mbushura përplot me sëmundje kronike, por edhe fëmijëve! Në rrezik është shëndeti i qytetarëve! Ka viktima. Ajri i ndotur, edhe mjekër thonë se është njëra ndër arsyet për komplikime të shëndetit të njerëzve, sot para mediave tha Pece Mirçevski, kryetar i Komisionit për ambient jetësor dhe anëtar i Bordit ekzekutiv i LSDM-së.

Të nevojshme janë, sqaroi ai, masa afatshkurte në ditët e ajrit të ndotur me nivel të lartë, si dhe përgjegjësi politike ekologjike.

‘Kjo do të thotë gazifikimi i Shkupit, por edhe qyteteve tjera. Për ndotësit më të mëdhenj të sigurohen subvencioneve për filtrave bashkëkohorë. Subvencioneve të pajisjet fotovoltaike për shfrytëzimin e diellit si burim natyror i energjisë’, thotë ndër të tjera Mirçevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat