LSDM: Sikur të punonin “TEC Osllomej” dhe “TEC Negotinë” nuk do të paguanim rrymë të shtrenjtë

Maqedonia

LSDM: Sikur të punonin “TEC Osllomej” dhe “TEC Negotinë” nuk do të paguanim rrymë të shtrenjtë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 17:26
LSDM

LSDM-ja ka reaguar pas informacioneve se po bëhen përgatitje për fillimin e punës së fabrikës “TEC Osllomej”. Nga LSDM-ja thonë se së shpjeti do të zbulojnë se për interesat e të cilëve është importuar energjia elektrike, në vend që të prodhohet ajo vendase.

“Informatat e sotme se po aktivizohen blloqet ndihmëse për “TEC Osllomej”, dhe se duhet të sigurohet naftë, nuk është surprizë për qytetarët të cilët dënuan pushtetin dhe zgjodhën ndryshim. Megjithatë pasojat e qeverisë kriminele në largim, po zmadhohen deri në momentin e fundit. Në planin tonë, kemi premtuar se do t’i aktivizojmë të gjitha kapacitetet vendore energjetike, me të cilat do të mundësojmë prodhim të energjisë vendore e cila do të jetë më e lirë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat