LSDM: Që të largohet testimi ekstern duhet Qeveri e re

Maqedonia

LSDM: Që të largohet testimi ekstern duhet Qeveri e re

Më: 15 janar 2017 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

LSDM-ja përsëri ka potencuar se shumica e qytetarëve në Maqedoni kanë treguar se janë kundër testimit ekstern, i cili sipas tyre nuk ka sjellur asgjë të mirë në arsim, përveç që i traumatizon nxënësit dhe bën presion mbi mësuesit, profesorët dhe prindërit.

“Mos respektimi i vendimit të shumicës së qytetarëve nga ana e Qeverisë në largim, e cila edhe në janar do ta realizojë testimin ekstern, vetëm për ta për të kënaqur veten e tyre, është shkelje klasike mbi vullnetin e qytetarëve”, theksojnë nga LSDM.

Ata gjithashtu njoftuan se mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni, kanë votuar për ndryshime dhe për të larguar testimin ekstern duhet Qeveri e re në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat