Nesër pritet valë e re e reshjeve të borës dhe shiut në Maqedoni

Maqedonia

Nesër pritet valë e re e reshjeve të borës dhe shiut në Maqedoni

Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Nga e hëna Maqedonia sërish do të përfshihet nga të reshurat e borës, megjithatë temperaturat nuk do të jenë të ulëta sikurse javën e fundit kur brenda ditës ishin mbi minus 20 gradë celsius. Në viset juglindore të reshurat do të jenë me shi dhe borë. Të reshura më të dendura priten nga mesi i javës së ardhshme.

Përgjegjësit e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” thonë se mekanizimi i tyre ndodhet në terren dhe është i gatshëm për t’u përballur me pasojat e të reshurave të reja. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se rritja e temperaturave po shfrytëzohet për të depërtuar në fshatrat e bllokuara të komunës Çuçer Sandevë si dhe në fshatrat malore të Studeniçanit, Strugës, Velesit dhe Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat