Do të verifikohet dëmi i vreshtave në rajonin e Tikveshit i shkatuar nga moti i ligë

Maqedonia

Do të verifikohet dëmi i vreshtave në rajonin e Tikveshit i shkatuar nga moti i ligë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Nga dita e sotme, persona profesionistë do të bëjnë kontrolle në terren të vreshtave në rajonin e Tikveshit, me qëllim të verifikimit të gjendjes së vreshtave, pas temperaturave shumë të ulëta.

Sipas njësisë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, ka informacione se hardhia është përfshirë nga ngricat, por duhet kohë për t’u vërtetuar përqindja e plotë e dëmeve.

Puna në terren do të zgjatë disa ditë, ndërkaq merren mostra të vreshtave që merren dhe lihen në hapësira më të ngrohta dhe pas disa ditësh konstatohet nëse është dëmtuar zhvillimi i sytheve dhe në çfarë mase mund të jenë dëmtuar.

Megjithatë, përqindja e saktë e dëmeve të mundshme nga i ftohti do të mund të dihet në pranverë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat