Maqedonia me rrogë mesatare më të ulët në rajon

Maqedonia

Maqedonia me rrogë mesatare më të ulët në rajon

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:05
Ilustrim

Rroga mesatare më e lartë në rajon sipas të dhënave më të reja, në vitin e kaluar ka qenë në Slloveni-1.020.40 euro, kurse më e ulëta në Maqedoni, vetëm 363.80 euro.

Rroga mesatare në Kroaci është 749.70 euro, në Malin e Zi 503 euro, në Bosnjë dhe Hercegovinë 428 euro, në Serbi 369.70 euro, thuhet në analizën e Anadolit.

Sipas të dhënave, përveç se rroga mesatare është më e ulëta, në Maqedoni vitin e kaluar është zvogëluar për 9.20 euro, në krahasim me fundin e vitit 2015, gjegjësisht me fillimin e vitit të kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat