“Fortesa 2”, sot seanca kundër Grujovskit

Maqedonia

“Fortesa 2”, sot seanca kundër Grujovskit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:46
Gjykatën themelore

Sot duhet të vazhdoj procesi gjyqësor kundër ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë, Goran Grujevski për rastin e Prokurorisë Speciale “Fortesa 2”.

Ai dhe gjashtë punonjëse të arkivit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimin akuzohen se kanë shkatërruar dokumente zyrtare të policisë sekrete.

Gjykata në seancën paraprake obligoi Specialen që të sigurojë leje nga DSK për t’i përdorur dëshmitë që kanë qenë të klasifikuara.

Ekipi i Katica Janevës njoftoi se ka marrë përgjigje nga policia sekrete, por nuk tregoi çfarë. Thotë se atë do t’ia dorëzojnë gjykatëses që ajo të vendosë nëse provave do t’u largohet prefiksi “Sekret” dhe nëse ato do të përdoren në procesin gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat