Nipi e viziton Bajram Elshanin e Grupit të Kumanovës, bën shqiponjën para burgut

Maqedonia

Nipi e viziton Bajram Elshanin e Grupit të Kumanovës, bën shqiponjën para burgut

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:10
Bajram Elshani dhe Andi

Andi Elshani katër vjeçar ka vizituar bashkë me familjarë tjerë xhaxhin Bajram Elshani të arrestuar me Grupin e Kumanovës. Ai me këtë rast ka “provokuar” rojet e burgut të Shutkës, duke bë shqiponjën me duar para burgut, shkruan Gazeta Lajm.

Kjo fotografi e Andit të vogël është bë hit në rrjetet sociale. Ndryshe Bajram Elshani është një nga të arrestuarit të Grupit të Kumanovës i cili është nga fshati Sopij i Suharekës.

Shumë fotografi të tij ku shihet i armatosur dhe me uniformë, janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat