OBRM-PDUKM: Andrej Zhernovski nuk ka punuar asgjë përveç dy rrugëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Andrej Zhernovski nuk ka punuar asgjë përveç dy rrugëve

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:13
OBRM-PDUKM

Andrej Zhernovski është kryetari i vetëm, i cili nuk ka punuar asgjë në mandatin e tij, përveç dy rrugëve prej mbi 1.2 milionë euro, deklaroi sot Jordan Ristevski, këshilltar i Komunsë së Qendrës nga rradhët e OBRM-PDUKM-së.

“Qytetarët do t’i japin fund punës së tillë të Zhernovski. Qytetarët e Qendrëd kërkojnë përgjegjësi për mos punën e Zhernovskit. Qytetarët e Qendërs në shpinën e tyre e ndjejnë mungesën e ideve të LSDM-së”, deklaroi Ristevski.

Ai kërkoi nga Zhernovski të përgjigjet deri ku është gazifikimi i shkollave në Qendër, të cilën e ka premtuar dhe se kopshti për fëmijë me të cilin është lavrdëruar, tërë procedura, dokumentacioni dhe financat kanë qenë të siguruara nga kryetary paraprak. Mes tjerash, theksoi se Zhernovski do të mbahet mend nga qytetarët si kryetar, i cili ka rregulluar 370 metra rrugë dhe ka shpenzuar 1,2 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat