Petrovski: Mediumet e Sorosit sajojnë lajme të rrejshme për ta fshehur joseriozitetin e PSP-së

Maqedonia

Petrovski: Mediumet e Sorosit sajojnë lajme të rrejshme për ta fshehur joseriozitetin e PSP-së

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:20
Drejtori i Arkivit Shtetëror-Maqedoni, Filip Petrevski

Drejtori i Arkivit Shtetëror-Maqedoni, Filip Petrevski ishte i ftuar në emisionin ‘Jadi burek’ të Kanal 5, ku ka akuzuar mediat, sipas Petrovskit, duke i quajtur media të Sorosit, gjoja se kanë publikuar lajme se ishte arrestuar nga ana e PSP-së.

Petrevski gjatë emisionit ka theksuar se kur janë publikuar lajmet e portaleve të financuara nga Soros se është arrestuar, është krijuar një huti, dhe se në tekst ka pasur një sërë gënjeshtrash. Ai thotë se gjithë këtyre gënjeshtrave u është përgjigjur ato ditë me video pas orarit të punës. Portalet e Sorosit shkruajtën gjithçka sepse e dinë mbrohen nga Marrëveshja e Përzhinos, se nuk do të përgjigjen për asgjë.

Petrovski më tej gjatë bisedës shpjegoi se teksti i sajuar shërben vetëm për tu fshehur joserioziteti dhe mosfunksionimi i PSP-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat