ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkos” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet

Maqedonia

ELEM: Hidrocentrali ”Ura e Boshkos” është projekt i rëndësishëm, BERZH nuk duhej të tërhiqet

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:48
ELEM

Pas njoftimeve për tërheqjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga financimi i hidrocentralit ”Ura e Boshkos” në Mavrovë, me një njoftim sqarues ka dalë ELEM-i.

Sipas ELEM-it, ky hidrocentra është projekt i rëndësishëm energjetik pasi që kontribuon në rritjen e prodhimtarisë së brendshme të energjisë elektrike dhe në pasurimin e portofolit të burimeve të rinovueshme në vend.

ELEM-i bën të ditur se është përgatitur i tërë dokumentacioni për mbrojtjen e ambientit jetësor sipas ligjeve të Maqedonisë dhe politikave të BE-së për ambientin jetësor, si edhe të politikave të BERZH-it.

ELEM-i bën të ditur se e ka shty realitimin e projektit në pajtim me udhëzimet e Konventës së Bernës, duke shtuar se BERZH-i nuk është dashur që të tërhiqet nga kreditimi i këtij hidrocentrali.

ELEM-i thekson se projekti nuk do të kishte asnjë ndikim në popullsinë e rrëqebullit të Ballkanit, që gjendet edhe në Mavrovë, por që është një kafshë e shpallur ne rrezik për zhdukje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat