Risteski: Edhe pas tre viteve nga premtimi, Zhernovski nuk ka arritur ta ndërtojë shkollën në Kapishtec

Maqedonia

Risteski: Edhe pas tre viteve nga premtimi, Zhernovski nuk ka arritur ta ndërtojë shkollën në Kapishtec

Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:48
Jordan Risteski

Jordan Risteski, këshilltarë në Komunën Qendër sot në një konferencë për shtyp, akuzoi kryetarin e Qendërs, Andrej Zhernovski, se edhe pas tre viteve nga premtimi i tij nuk ka arritur ta ndërtojë shkollën në Kapishtec.

“Sot gjendemi përsëri para projektit “Shkollë në Kapishtec” të Andrej Zhernovskit. A shihni shkollë dikund? Jo, normalisht se nuk shihni. Nuk e shihni shkollën e cila duhej të ndërtohej nga Zhernovski para tre viteve”, deklaroi Risteski.

Ai gjithashtu i përmendi edhe disa projekte që Zhernovksi i ka premtuar, që sipas tij nuk i ka realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat