Bora vështirëson komunikacionin në Maqedoni

Maqedonia

Bora vështirëson komunikacionin në Maqedoni

Më: 18 janar 2017 Në ora: 20:22
Ilustrim

Komunikacioni në të gjitha rrugët e Maqedonisë po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie mbarë vendin përveç në pjesën lindore.

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, Mavrovë, Presekë dhe Gjavatë, informon qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë” në raportin për gjendjen e rrugëve në orën 18.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për kujdes në drejtimin e automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve nëpër rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat