Petreski: Ja pse ndodhi takimi “express” mes Ahmetit dhe Gruevskit

Maqedonia

Petreski: Ja pse ndodhi takimi “express” mes Ahmetit dhe Gruevskit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 23:58
Ahmeti Gruevski

Publicisti dhe analisti Vladimir Petreski ka shkruar në profilin e tij se përse erdhi deri tek takimi midis kryetarit të BDI, Ali  Ahmeti dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski si mandatar. Ai ka dhënë versionin e tij komentues se përse ka ndodhur kjo.

“Pas deklaratës së Ermirës së BDI për të prishur koalicionin me VMRO-DPMNE i publikuan biseda të përgjuara dhe i thyen xhamat e makinës. Pas deklaratave të Bejtës se nuk ka shqiptarë që koalicionon me VMRO-DPMNE i lëshuan inspektoratin. Funksionarët e BDI po pësojnë këto pasojat që me vite i ndodhën edhe sektorit joqeveritar, opozitës dhe mediave kritike. Ashtu si do të distancohet BDI nga VMRO-DPMNE do të ketë goditje edhe më të forta, edhe më të këqija. “, ka shkruar Petreski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat