Halili: Një qeveri me 61 mandate vështirë se është funksionale

Maqedonia

Halili: Një qeveri me 61 mandate vështirë se është funksionale

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:37
Muhamed Halili

Muhamed Halili nga PPD-ja konsideron se një qeveri që ka shumicë parlamentare prej 61 mandateve nuk mund të jetë funksionale, nëse vetëm BDI dhe OBRM-PDUKM-ja bëjnë qeveri.

Ai thotë se në këtë koalicion nuk do të bashkangjiten Lëvizja Besa dhe LR-PDSH-ja, duke shtuar se me 61 mandate nuk mund të punojë kuvendi dhe se nuk mund të votohen ligje me dy të tretat e mandateve.

Halili nuk e lë anash mundësinë për zgjedhje të reja, pasi që rezultati zgjedhor është mjaft i ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat