LSDM: PSP u pengon atyre që e dinë se kanë gabuar para ligjit

Maqedonia

LSDM: PSP u pengon atyre që e dinë se kanë gabuar para ligjit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:36
LSDM

Me vendimin e djeshëm të PSP-së, për tu tërhequr nga aktakuza kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave tjerë në rastin ‘Puç’, u konfirmua se Nikolla Gruevski është i kapur në përpjekje për të montuar rastin politik ‘Puç’, me shpresë se do të tërhiqet nga skandali i përgjimit të paligjshëm, ka reaguar LSDM pas deklaratës së Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, se gjoja PSP është institucion i kotë.

‘Gruevski dhe udhëheqësia kriminale e OBRM-PDUKM për atë janë të vetmit të cilët të cilët pengojnë institucion të pavarur të PSPS-së, përndryshe edhe me nënshkrim të Gruevskit të Marrëveshjes së Përzhinos edhe me votat e OBRM-PDUKM në Kuvend të Maqedonisë. Është zhgënjyer Gruevski nëse ka shpresuar se drejtësia nuk do t’ia del, pasi doli e vërteta e fëndyellit. Drejtësia është kështu, secili përgjigjet për procedurat e tij penale edhe Gruevski vetë në vete të jetë i zemëruar’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LSDM-së, dërguar Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM poashtu thuhet se të jesh kundët të vërtetës dhe drejtësisë, të mbrohet krimineli dhe të gënjesh në këtë festë të madhe, ashtu siç bëri sot Milloshoski, tregon se udhëheqësia e kësaj partie jo vetëm se është e prirur në veprimet joligjore, por edhe nuk ka asnjë kontakt me vlerat kristiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat