Latifi: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe do ta forconte shtetin

Maqedonia

Latifi: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe do ta forconte shtetin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:55
Shpëtim Latifi

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin do ta forconteshtetin e Maqedonisë kështu mendon Profesori Shpëtim Latifi. 

Sipas tij gjuhë zyrtare ka edhe të pakicave në vendet tjera evropiane dhe kjo nuk paraqet problem për ata.

“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin do ta forconte shtetin e Maqedonisë. Mund të thirremi në demokraci të zhvilluara, tek fqinjët tanë, në Evropë, madje edhe në kontinentet ku shteteve u kërcënohen luftra nga pakicat, do të shohim se gjuhën e tyre e kanë të zyrtarizuar dhe kjo nuk paraqet problem për ata”, tha mes tjerash Latifi.

Profesori Latifi, këto deklarata i bëri në një intervistë për TV Nova, ku mes tjerash foli edhe për gjendjen aktuale të politikës dhe formimin e Qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat