Dujovski: Bisedimet në mes partive do të zhvillohen me vështirësi të mëdha

Maqedonia

Dujovski: Bisedimet në mes partive do të zhvillohen me vështirësi të mëdha

Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:21
Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski

Të mërkurën dhe dje filluan zyrtarisht bisedimet mes OBRM-PDUKM dhe BDI-së dhe LSDM-BDI, në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Profesori universitar, Nikolla Dujovski, këto takime i vlerëson si fillim të mirë por ai thotë se duhet të kuptohemi, bisedimet do të zhvillohen me vështirësi dhe se Maqedonisë i nevojitet zgjedhjet të reja, por nuk anashkalon edhe mundësinë për Qeveri të zgjeruar.

Partitë nuk kanë dhënë asnjë detaj nga ky takim, por jo zyrtarisht mospajtimet janë theksuar për rolin e Prokurorisë Speciale, me ç’rast Gruevski është shprehur edhe njëherë kundër vazhdimit të mandatit të këtij organi, për dallim nga partia e Ahmetit dhe LSDM si dhe partive tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat