Politikanë, avokatë e mjekë në listën që u janë konfiskuar pronat në Maqedoni

Maqedonia

Politikanë, avokatë e mjekë në listën që u janë konfiskuar pronat në Maqedoni

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Sipas të dhënave të SCOOP – qendra për hulumtime gazetareske, që i ka siguruar nga Agjencia për menaxhim me prona të konfiskuara, përveç Ljube Boshkoskit, pronë i është konfiskuar edhe Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i DSK-së.

Konfiskimi i është bërë për veprën penale ”larje parashë, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave dhe për evazion fiskal. Për akuzë të njëjtë, pronat u janë konfiskuar edhe dy avokatvë.

Prona i është konfiskuar edhe ish-kryetarit të komunës Karposh në Bashkinë e Shkupit, Sasha Dimiq, për veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Në listën e të dhënave gjenden edhe 35 mjekë, të cilëve pronat u janë marrë për veprën penale ”përfitim në pronë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat