Vazhdon blerja e duhanit në Maqedoni, cilësia konsiderohet e lartë

Maqedonia

Vazhdon blerja e duhanit në Maqedoni, cilësia konsiderohet e lartë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:12
Ilustrim

Me një çmim mesatar prej 193 denarësh për kilogram, deri tani janë blerë rreth 14 mijë ton duhan ose, dy e treta e korrjes së vjetshme prej 20 mijë tonësh.

Sipas Danço Mileski, kryetar i Lidhjes së shoqatave të dunahxinjve, prodhimi është cilësor, ndërkaq të kënaqur janë tëgjithë dunahprodhuesit dhe blerësit.

Këtë vit, blerjen e duhanit e bëjnë nëntë kompani. Duhanxhinjtë ofrojnë prodhim cilësor që vlerësohet prandaj edhe nuk ka keëkuptime me ndërmarrjet blerëse. Blerja e duhanit do të vazhdojë deri më 15 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat