Jolevski: Pres që administrata e SHBA-së ta mbështet Maqedoninë drejt rrugës në NATO

Maqedonia

Jolevski: Pres që administrata e SHBA-së ta mbështet Maqedoninë drejt rrugës në NATO

Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:25
Zoran Jolevski

“Administrata e SHBA-së e mbështet integriminin e Maqedonisë në NATO dhe pres që kjo të vazhdojë. SHBA-të kanë thënë se integrimi i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurtë se në të ardhmen do të vazhdojnë me mbështetjen ndaj Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s”, deklaroi ministri i mbrojtes në Maqedoni, Zoran Jolevski, për TV Nova gjatë kohës së qëndrimit në SHBA me rastin e inaugurimit të Donald Trump.

“Trump do të dojë NATO të re dhe të reformuar, me çka mund të vijë deri te rreziqe të reja. Ai ua bëri të qartë vendeve evropiane se pret më shumë nga ana e tyre, buxheti i tyre për mbrojtje të jetë më i madh, për shkak se buxheti më i madh i NATO-s vjen nga SHBA-të”, u shpreh Jolevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat