Ivanov-Trumpit: Më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Maqedonia

Ivanov-Trumpit: Më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 12:33
Gjeorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, në një letër drejtuar presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë i ofron miqësi të sinqertë dhe mbështetës 

"Kam nderin dhe kënaqësinë të ju përgëzoj për marrjen e detyrës së presidentit të 45-të me rradhë të SHBA-ve dhe të ju urojë punë të suksesshme në këtë funksion. 

Gjithashtu, ju urojë në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. 

Dëshiroj të dini se në Republikën e Maqedonisë dhe në mua keni mik dhe mbështetës të sinqertë", thotë presidenti Ivanov në urimin deri te kolegu i tij amerikan Tramp", thotë Ivanov në letrën e tij, drejtuar Donald Trumpit.

Presidenti Ivanov gjithashtu u shpreh i bindur se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat