Anima Mundi ngre zërin për mbrojtjen e kafshëve në Maqedoni

Maqedonia

Anima Mundi ngre zërin për mbrojtjen e kafshëve në Maqedoni

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:46
Anima Mundi, foto ilustruese

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ”Anima Mundi” pret nga përgjegjësit e qendrës Vardarishte që t’i përmbahen vendimit për të mos kapur qen të pastrehë dhe për të mos bërë sterilizimin e tyre.

Shoqata bën të ditur se është përgatitur për një protestë para ndërmarrjes publike ”Higjiena Komunale”, por e ka anuluar protestën pasi që janë informuar për vendimin e qendrës së kafshëve, vendim qe vjen pas motit të ligë në vend.

Sipas ”Anima Mundi”, qendra Vardarishte nuk ka ngrohje, e as kushte të përshtatshme për qëndrim dhe trajtim të kafshëve në dimër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat