Kançeska: Reagimet e LSDM-së për kulturën janë të vonshme!

Maqedonia

Kançeska: Reagimet e LSDM-së për kulturën janë të vonshme!

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:56
Elizabeta Kançeska-Milevska

Kur vendoset për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar, si dhe miartimet e programeve vjetore për çdo vit janë të të njëjtës mënyrë dhe unë mendoj se veprimet e LSDM-së janë të vonshme, sepse tani më ne kemi krijuar kritere shumë të qarta në të gjitha sferat, tha ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në Studio e Hapur të TV Nova.

‘Kultura është shumë specifike dhe kur shihet ai program vjetor duhet të shikohen në mënyrë analitike në lidhje me të gjitha aktivitetet e kulturës…Është shumë e rëndësishme që programi vjetor të analizohet së pari bazuar në atë ofertë të bazuar në konkursin e Ministrisë së Kulturës dhe për të parë ofertën nga ana tjetër dhe pastaj natyrisht rezultatet e projekteve të miratuara në të gjitha fushat e kulturës’, tha ndër të tjera Kançevska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat