Fondi i sigurimit shëndetësor në Maqedoni ofron shërbime elektronike për të siguruarit

Maqedonia

Fondi i sigurimit shëndetësor në Maqedoni ofron shërbime elektronike për të siguruarit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) bën të ditur se në kuadër të përparimit dhe lehtësimit të komunikimit me të siguruarit, ka mundësuar shërbime elektronike për t’i kryer nevojat ligjore pa shkuar në zyrat e FSSHM-së.

Fondi njofton se shërbimi më i shfrytëzuar është verifikimi i ndihmesave ortopedike, e cila është shfrytëzuar nga 31.015 persona. Fondi inkurajon të siguruarit dhe kompanitë dhe të punësuarit shëndetësorë që t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat