Edhe shumë lëndë mbeten të papërpunuara nga Kadastra e Maqedonisë

Maqedonia

Edhe shumë lëndë mbeten të papërpunuara nga Kadastra e Maqedonisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

Rreth 15 mijë elaborate gjeodezike kanë ngelur pa u dorëzuar për të kompletuar dokumentacionin për legalizim të ndërtesave pa leje nëpër komuna deri në kalimin e afatit për legalizim.

Të dhënat e firmave gjeodezike tregojnë se deri në fund të dhjetorit të kaluar 5000 elaborate nuk janë marrë nga palët e përfshira, ndërkaq rreth 10 mijë tjera nuk janë përfunduar ende.

Për këtë shkak, Kadastra do të kërkojë nga Qeveria shtyrje të afatit të dorëzimit të dokumentacioneve për legalizim. Këtë e bëri të ditur drejtoi i Kadastrës në Maqedoni, Sllavçe Tërpeski.

Përndryshe, që nga marsi i vitit 2011 e deri tani janë dorëzuar 240 mijë lëndë, prej të cilave 225 mijë janë përpunuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat