Ushtarët e ARM-së me ankesa të shumta

Maqedonia

Ushtarët e ARM-së me ankesa të shumta

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:48
Ushtarët e ARM-së, foto ilustruese

Cilësi e uniformave të ushtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë është mjaft e dobët. Ajo shqyhet shpejtë, ndërkaq kur pastrohen, uniformave u venitet edhe ngjyra.

Problem tjetër që hasin ushtarët e ARM-së janë edhe çizmet ushtarake, që u nxjerrin probleme ushtarëve sidomos në periudhën e dimrit, bën të ditur portali SDK.

Ushtarët thonë për këtë portal se çizmet janë mjaft të dobëta për nga cilësia dhe uji depërton, duke mbetur në mot të ligë dhe në situatë të keqe për shëndetin. Ata thonë se e kanë të ndaluar që të blejnë çizme personalisht.

Ushtarët ankohen se edhe veshjet e brendshme nuk ua siguron ARM-ja, por i blejnë vet, përfshirë këllëfin e revoles. Ankesë tjetër e tyre është edhe çështja e rrogave që ua vonojnë së tepërmi.

Për këto probleme kabineti i ministrit Zoran Jolevski e hedh fajin te shefi i shtabit të ARM-së, Metodija Veliçkvski, si edhe te kryetari Gjorge Ivanov, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Nga ana tjetër, Shtabi i përgjithshëm thotë se përgjegjësia është në anën e Ministrisë së mbrojtjes, ashtu siç e thotë edhe ligji.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat