Publikohet doracaku për Muzeun arkeologjik të Maqedonisë, mungon gjuha shqipe

Maqedonia

Publikohet doracaku për Muzeun arkeologjik të Maqedonisë, mungon gjuha shqipe

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Ministria e kulturës e Maqedonisë ka promovuar sot doracakun për ekspoziturën e përhershme arkeologjike të Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë.

Në këtë Doracak janë përfshirë eksponatet si Nëna e madhe nga tumba e Maxharit, zonjat eneolitike, Menada tetovare, Shenjtorja, Maska e arit, Fibulla e artë e Taraneshit, etj.

Doracaku ka 130 faqe me ilustrime të gjetjeve të mbi 8000 eksponateve më të rëndësishme arkeologjike të gjetura në Maqedoni në 70 vitet e kaluara. Doracaku është përgatitur në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërkaq është përgatitur nga 18 punëtorë muzeor dhe hulumtues. Ky është publikimi  i radhës nga Ministria e Kulturës që nuk bëhet edhe në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat