OBRM-PDUKM: Lëndët e reja të PSP-së janë me urdhër partiak

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Lëndët e reja të PSP-së janë me urdhër partiak

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:31
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar sot pas hapjes së PSP-së dy lëndët e reja “Tanku” dhe “Tarifa”. Sipas tyre, hapja e këtyre dy lëndëve të reja është me urdhër partiak dhe vazhdimi i joprofesionalizimit të PSP-së.

“Në vend që të përgjigjet në pyetjet aktuale, Katica Janeva vetëm vërteton se gjithë aktivitetet e saj të deritanishme janë me urdhër për të mbrojtur kriminelin Zoran Zaev dhe të njollosin politikisht OBRM-PDUKM-në. Kjo është edhe një defokus i Katica Janevas nga vendimi i turpshëm për tu tërhequr nga rasti “Puç””, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti fare nuk kanë komentuar lëndët që sot i hapi PSP-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat