LSDM-ja kërkon anulim të programit vjetor të Ministrisë së Kulturës

Maqedonia

LSDM-ja kërkon anulim të programit vjetor të Ministrisë së Kulturës

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:47
LSDM

LSDM-ja i bën thirrje zv.ministrit të Kulturës, Dragan Nedeljkoviq, ta anulojë programin vjetor të nënshkruar nga, siç e quajnë ata, ministrja në largim Elizabeta Kançeska-Milevska.

“E rikujtojmë zv.ministrin e Kulturës, Dragan Nedeljkoviq, se programi vjetor është i nënshkruar nga person i dyshuar nga PSP-ja. Bëjmë thirrje që të mos heshten zërat tonë, për shkak se programi vjetor është joligjor. Kemi informacione se komisionet kanë nënshkruar për fondet e programit vjetor, kanë pasur presione politike dhe ka pasur përzierje në punën e tyre”, deklaroi Robert Allagjozovski.

Nga LSDM thonë se duke marrë parasysh rrethanat në cilat është miratuar programi vjetor i Ministrisë së Kulturës, do të anulohet dhe do të dormohen komisione të reja për projekte transparente dhe ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat